Mbreti Çarls u diagnostikua me kancer, Princ Herri fluturon drejt Londrës
Pas njoftimit të Pallatit Buckingham për sëmundjen e Mbreti Çarls (Charles), ky i fundit do të ndalojë përkohësisht detyrën publike. Mbreti ka nisur trajtimet e rregullta ambulatore dhe është detyruar të shtyjë angazhimet me publikun.
Pas njoftimit të dhënë, ekipi i Princit Herry (Harry) konfirmoi se ai do të fluturojë për në Londër për të parë babanë e tij. “Mbreti i tha personalisht familjes së tij për diagnozën e tij”, tha Pallati.
Gruaja e tij Megan (Meghan) do të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara me dy fëmijët e çiftit, princin Archie dhe princeshën Lilibet.
Vizita e Herryt ka rritur shpresat për një pajtim brenda familjes mbretërore, mes marrëdhënieve të trazuara të Dukës dhe Dukeshës së Sussex- it me Mbretin Çarls (Charles) dhe Princin Uilliam (William).
Mbreti do të ndalojë ngjarjet e tij publike, megjithëse do të vazhdojë me dokumentet e tij dhe takimet private.
Kuptohet se audienca e tij javore me kryeministrin Rishi Sunak do të vazhdojë dhe do të jetë personalisht, përveç nëse mjekët këshillojnë që ai të kufizojë një kontakt të tillë.
Ekziston një mekanizëm kushtetues për rastet kur kreu i shtetit nuk është në gjendje të kryejë detyrat zyrtare – në këtë rrethanë mund të emërohen “këshilltarë të shtetit” për të zëvendësuar monarkun.