Mbreti Charles në Cop28: Mbijetesa rrezikohet nëse nuk vendoset ekonomia e natyrës
Mbreti Charles në fjalën e tij në samitin e Cop28 deklaroi se mbijetesa do të rrezikohet nëse nuk rivendoset ekonomia e natyrës.
“Nëse nuk riparojmë dhe rivendosim me shpejtësi ekonominë e natyrës, bazuar në harmoninë dhe ekuilibrin, që është mbështetësi ynë përfundimtar, ekonomia dhe mbijetesa jonë do të rrezikohen”, tha ai.
Mbreti Charles III shpreson që Cop28 të jetë një pikë kthese drejt veprimit transformues, ndërsa shtoi se po shihet arritja e pikave alarmante, gjë që sipas tij, është shumë shqetësuese.
“Unë lutem me gjithë zemër që COP28 të jetë një tjetër pikë kthese kritike drejt veprimit të vërtetë transformues në një kohë kur, tashmë, siç kanë paralajmëruar shkencëtarët për kaq shumë kohë, ne po shohim arritjen e pikave alarmante dhe kjo është shumë e shqetësuar që jemi kaq larg rrugës së përpjekjeve për të adresuar krizën klimatike”, përfundoi ai.