Përdorimi i produkteve të mbrojtjes së bimëve referuar listës së publikuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ofron siguri për konsumatorin.
Specialistët e bujqësisë venë theksin tek përdorimi i produkteve të lejuara dhe më me rëndësi është respektimi me rigorozitet i afatit të përdorimit të tyre.
Në listën e publikuar së fundmi, përfshihen 345 preparate të cilat lejohen të importohen dhe tregtohen në Republikën e Shqipërisë dhe 29 që nuk lejohen të importohen por vetëm të tregtohen e përdoren në bujqësi.
Kjo listë pëson ndryshime herë pas herë, për disa arsye. Nëse ka preparate të cilave u kalon afati dhe nuk duhet të përdoren më, sipas regjistrimit dhe çregjistrimit nga subjektet tregtuese, ku kusht i domosdoshëm është që preparati që dëshirojnë të tregtojnë, të jetë i lejuar të paktën në një prej vendeve të BE dhe kur BE miraton produkte që mund të përdoren apo edhe ato që duhet të hiqen nga kjo listë për shkak të lëndëve aktive që lenë mbetje e që mund të jenë të dëmshme për shëndetin e konsumatorit.
Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të dinastisë Marubi, një prej emrave më të njohur…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon publikimin e të dhënave nga numërimi i votave…
Ministria e Financave ka lajmëruar se me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore të 2025 për partitë politike që do…
Në një kohë kur sistemi i drejtësisë po vuan nga mungesa e magjistratëve, boshllëk që…
Të shtunën, besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Me këtë rast, teologu Arben Halluni, zëvendësmyfti…
This website uses cookies.