Mbrojtja e rezervave peshkore domosdoshmëri – Ekspertët: Heqja e instalimeve të paligjshme në liqen dhe Bunë, masa e duhur

rasim suma

Pinarët dhe dajlanet, të vendosura në mënyrë të paligjshme, në Liqenin  e Shkodrës dhe Lumin Buna pengojnë lëvizjen e lirë të peshqve, veçanërisht të specieve migratore.

 Sipas specialistëve të peshkimit kjo është e dëmshme gjatë pranverës, kur ndodh lëvizja më e madhe e peshqve.

Ndërhyrja e ditëve të fundit nga IKMT për heqjen e këtyre instalimeve vlerësohet si një masë e domosdoshme për mbrojtjen e resurseve peshkore.

Sipas ekspertëve, gjuetia pa kriter gjatë 30 viteve të fundit ka sjellë një mbishfrytëzim të liqenit, duke e kthyer atë në një amortizator të problemeve sociale.

Si pasojë, disa specie tipike të Liqenit të Shkodrës janë në rrezik zhdukjeje.

Sipas Bashkisë Shkodër, aksioni i IKMT me mbështetjen edhe të strukturave të tjera do të vijojë deri në pastrimin e plotë të liqenit dhe lumit Buna nga instalimet e paligjshme me synim mbrotjen e biodiversitetit të tyre.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.