Categories: Aktualitet

Mbrojtja e të dhënave personale-Kujdes çfarë instaloni në telefon, lexoni politikat e privatësisë

28 janari është Dita Botërore e Mbrojtjes së të Dhënave. Mbrojtja e të dhënave personale dhe administrimi i tyre është një shqetësim i madh për shoqërinë tonë sot. 

Është tejet e rëndësishme të dimë se pas çdo aprovimi që japim, kur kërkojmë të futemi në një portal apo instalojmë një aplikacion, ne shpeshherë dorëzojmë të dhënat personale, duke ja kaluar personave të cilët për ne janë vetëm një adresë interneti, apo me keq, palëve të treta të cilët janë krejtësisht të panjohur.

Por sa të ndërgjegjësuar jemi ne në mbrojtjen e të dhënave personale?

Një raport i Eurostat konstaton se në vitin 2023, vetëm 36 përqind e përdoruesve të internetit në BE i lexuan deklaratat e politikës së privatësisë përpara se të aprovonin kalimin e te dhënave personale.

Ndërkohë 54 përqind e përdoruesve refuzuan të lejojnë përdorimin e të dhënave personale për reklama dhe pak më shumë se gjysma 51 përqind refuzuan aksesin në vendndodhjen e tyre gjeografike. 

Pedagogu i së Drejtës Kibernetike, Gentian Koci konstaton se ka një mungesë të madhe informacioni dhe kulture kibernetike çka çon në keqadministrimin e të dhënave tona.

Por sa te ekspozuara ndaj ligjit janë kompanitë të cilat regjistrojnë të dhënat tona.

Çdo veprim i tij regjistrohet, qoftë në server qoftë brenda apo jashtë territorit shqiptar. Dhe këto kompani ne i aksesojmë nga Shqipëria, por nuk janë në juridiksionin tonë”, tha Koci.

Eksperti thekson rrezikun qe vjen me teknologjitë e reja. “Rreziku më i madh është se si intelegjenca artificiale do të përpunoj të dhënat tona”, shprehet eksperti.

Eksperti rekomandon që përdoruesit të lexojnë deklaratën e privacisë në aplikacionet e ndryshme si dhe të limitojnë në maksimumin ekspozimin e të dhënave personale si aksesin në profilet sociale.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Begaj mesazh para zgjedhjeve të 11 majit: Test pjekurie politike. Ushtroni të drejtën e votës me dinjitet

Presidenti Bajram Begaj i është drejtuar me një mesazh të gjithë shqiptarëve, institucioneve dhe partive…

5 hours ago

Sfida për titullin kampion U-15 / Java e fundit e kampionatit rezervon duelin direkt Tirana-Vllaznia

Të shtunën, në fushën “Skënder Halili” në Tiranë luhet sfida më vendimtare e sezonit për…

6 hours ago

Lushaj mbyll fushatën / Banorët e Rajonit nr. 4 të Shkodrës, pritje entuziaste kandidatit të PD- ASHM

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike për qarkun Shkodër, Arben Lushaj, ka mbyllur fushatën elektorale…

6 hours ago

Beci: Votë masive për PS më 11 maj / Kandidatët socialistë takime me banorët në fshahtin Dobraç i Ri

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Benet Beci , është takuar me banorë të zonës Dobraç…

6 hours ago

Beci: Transformimi duhet të vijojë – Drejtuesi politik i PS-së ka bërë thirrje për një numër të lartë deputetësh nga Shkodra

Lagjja “Mark Lula” ka qenë ndalesa e radhës e kandidatëve të Partisë Socialiste në Shkodër.…

6 hours ago

Spahia e mbyll fushatën në Postribë / Kandidati i PD- ASHM: Fitorja e 11 majit, për Shkodrën e Shqipërinë Madhështore

Postriba, “Nderi i Kombit”, u përzgjodh për mbylljen e fushatës elektorale në njësitë administrative të…

6 hours ago