Lajme

Mbrojtja e të dhënave shëndetësore, Gaxha: U gjetën mangësi në aktet rregullatore

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale ka realizuar hetime administrative në institucionet shëndetësore publike të kujdesit parësor, qendra shëndetësore dhe ato të specialiteteve.

Zyra e Komisionerit doli me rekomandimin për respektimin e detyrimeve ligjore në kuadër të mbrojtjes së të dhënave personale në qendrat shëndetësore dhe të specialiteteve.

E ftuar për të diskutuar mbi këto gjetje, në studion e RTSH 24 ishte Drejtoresha e Përgjithshme për Mbrojtjen e të dhënave personale, Pjerina Gaxha.

Kjo e fundit u shpreh se nga hetimet administrative janë gjetur mangësi përsa i përket akteve rregullatorëve dhe mungesa e një rregulloreje të dedikuar për mbrojtjen e të dhënave personale , që do rregullojë proceset e përpunimit të të dhënave, nga procesi i mbledhjes së të dhënave deri te arkivimi apo shkatërrimi i tyre.

Në lidhje me gjetjet, duhet të saktësoj se grupi i kontrolluesve ( dhe ky është termi që përdor ligji për  autoritete publike ose subjekte private që përpunojnë të dhëna personale) kanë qenë institucionet e sistemit të ujdesit shëndetësor parësor dhe qendrat shëndetësore dhe të specialiteteve. Që do të thotë se këto gjetje janë për këtë target kontrolluesi në të cilat janë ushtruar hetimet administrative.

Gjetjet, janë për këtë grupkontrolluesish. Të merren masa teknike dhe organizative, sipas ligjit dhe nga hetimet administrative janë gjetur mangësi përsa i përket akteve rregullatorëve dhe mungesa e një rregulloreje të dedikuar për mbrojtjen e të dhënave personale , që do rregullojë proceset e përpunimit të të dhënave, nga procesi i mbledhjes së të dhënave deri te arkivimi apo shkatërrimi i të dhënave”, deklaroi Gaxha.

Kjo e fundit u shpreh më tej se digjitalizimi i shërbimeve, ashtu sikurse ofron benefite të mëdha, ka nevojë për një vëmendje të shtuar përsa i përket elementëve për sigurinë e informacionit.

Nuk është rastësi që në hetimet administrative që zyra e komisionerit bën, të jenë Qendrat Shëndetësore. Në fakt shëndetësia, arsimi, telekomunikaiconi dhe sistemin bankar, janë ndër përpunuesit më të mëdhenj të të dhënave personale.

Është në fokus të vazhdueshëm të zyrës së komisionerit. Digjitalizimi i shërbimeve, tanimë kemi sistem elektronik me të cilin bëhet regjistrimi i të dhënave shëndetësore.

Digjitalizimi i shërbimeve përveç benefiteve, ka nevojë për një vëmendje të shtuar përsa i përket elementëve për sigurinë e informacionit. Të dhënat shëndetësore, mbrojtja e konfidencialitetit dhe mbrojtja e privatësisë, është një nga të drejtat në kartën shqiptare të të drejtave të pacientit”, tha ajo.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Bilbilat e vegjël në Shkodër këndojnë” – Konkursi muzikor futet në fazën e tretë të tij

Në QKF "Kujtim Alija" ka nisur faza e tretë e konkursit "Bilbilat e vegjël këndojnë".…

2 minutes ago

Gruaja denoncon zhdukjen e burrit / Një 41- vjeçar është larguar nga banesa e tij papritur

Një shtetas 41- vjeçar është larguar nga banesa krejt papritur. Lajmin e ka dhënë bashkëshortja…

7 minutes ago

Hysaj humb ndeshjet e Shqipërisë me Anglinë dhe Andorrën

Stafi i mjekëve të Lacios është i bindur se Elseid Hysaj nuk do të rikthehet…

14 minutes ago

Abissnet Superiore në RTSH/ Përzgjidhet formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 26-të

Trajnerët e ekipeve Kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së…

15 minutes ago

Në spital prej 10 ditësh, Vatikani: Gjendja shëndetësore e Papa Françeskut mbetet kritike

Vijon të mbetet kritike gjendja shëndetësore e Papa Françeskut. Vatikani ka bërë me dije se…

20 minutes ago

Panelet diellore- Hapen aplikimet për abonentët familjarë, subvencion në masën 70%

Hapen aplikimet për abonentët familjarë për vendosjen e paneleve diellore. Lajmi u bë me dije…

22 minutes ago

This website uses cookies.