Mbrojtja lë për të dëshiruar, Milani mendon për Demiral
Mbrojtja e Milanit fut ujë. Ecuria në kampionat flet shumë qartë: 25 gola të pësuar në 22 ndeshje të luajtura. Shumë për një ekip që aspiron zonat e larta të klasifikimit. Faji nuk mund t’u vihet ekskluzivisht qendërmbrojtësve, megjithëse mungesa e emrave të mëdhenj si Tomori dhe Thiaw (pa harruar Kalulu) ka rënduar shumë: në lojë zbret një ekip i çekuilibruar që mund të fitojë ose të humbasë me të gjithë.
Nuk është rastësi që kuqezinjtë po zhgënjejnë në prapavijë dhe shumë pak është bërë për ta korrigjuar këtë repart në janar. Gabbia, edhe pse është kthyer në nivele të mira, është një zgjedhje emergjente, ndërsa Terracciano një investim për të ardhmen. Një qendërmbrojtës i ri mund të mbërrijë nga tani deri në 1 shkurt, por fjala përfundimtare nuk është thënë.
Furlani ka mohuar një goditje tjetër në merkaton e janarit, por duhet marrë parasysh edhe vullneti i Piolit. Drejtuesit e klubit do të mundohen ta kënaqim trajnerin me një zgjidhje me kosto të ulët: ideja e fundit të çon drejt e tek Merih Demiral, ish-lojtari i Juventusit, i cili u transferua nga Atalanta në Arabinë Saudite qershorin e kaluar. Ideja e kuqezinjve është ta huazojnë atë, pa asnjë detyrim blerjeje. Nuk do të bëhet asnjë sacrifice ekonomike.