Mbrojtja sociale dhe të ardhurat, Salinas: Nevojiten politika të cilat ofrojnë një mbrojtje më të mirë
Goditjet e ekonomisë si ne rastin e krizës energjitike sollën një rritje të fortë në çmimin e energjisë elektrike. Kjo situatë preku drejtëpërdrejtë kategoritë me të ardhura më të pakta të shoqërisë.
Për Drejtorin e Bankës Botërore për Shqipërinë, Emanuel Salinas tashmë nevojiten politika të cilat të ofrojë një mbrojë më të mirë për këto shtresa.
“Duhet të jemi të aftë të modernizojmë sistemin e mbrojtjes sociale në mënyrë që të na ndihmojmë dhe të jemi të gatshëm për të ndikuar në krizat e ardhshme. Gjithashtu duhet të sigurohemi që çdo lloj asistence që jepet të jetë e mirë shenjëstruar në mënyrë që t’i vijë në ndihmë personave që kanë nevojë më shumë në shoqëri. Shqipëria nuk ndodhet ende në këtë stad”.
Përfaqësuesit e Bankës Botërore theksuan gjithashtu sfidën për mbajtjen e burimeve njerëzore si dhe një marrëdhënie më e mirë me tatimpaguesit në funksion të rritjes së të ardhurave.
“Çfarë i duhet Shqipërisë që të rrisë dhe të shpërndajë rritjen ekonomike si dhe të zvogëlojë hendekun me vendet europiane?
Nëse shikojmë trajektoren e zhvillimit dhe rritjes së Shqipërisë, ajo në valën e parë të saj është mbështetur më së shumti tek përdorimi i burimeve natyrore.
Tashmë nëse synojmë të kalojmë nga niveli i të ardhurave të mesme tek ato të larta, nevojitet një transformim madhor i ekonomisë i orientuar drejt produktivitetit më të lartë, eksporteve me një përmbajtje më të lartë teknologjike shoqëruar me paga të larta”.
BB sugjeron më shumë trasparente nga ana e qeverisë si dhe publikimin e strategjisë së të ardhurave në mënyrë që taksapaguesve, qytetarë apo biznese t’u krijohen pritshmëri për atë që do të ndodhë në vitet e ardhshme në mënyrë që të planifikojnë të ardhurat e tyre.