Categories: LajmeEkonomi

Mbrojtja sociale dhe të ardhurat, Salinas: Nevojiten politika të cilat ofrojnë një mbrojtje më të mirë

Goditjet e ekonomisë si ne rastin e krizës energjitike sollën një rritje të fortë në çmimin e energjisë elektrike. Kjo situatë preku drejtëpërdrejtë kategoritë me të ardhura më të pakta të shoqërisë.

Për Drejtorin e Bankës Botërore për Shqipërinë, Emanuel Salinas tashmë nevojiten politika të cilat të ofrojë një mbrojë më të mirë për këto shtresa.

Duhet të jemi të aftë të modernizojmë sistemin e mbrojtjes sociale në mënyrë që të na ndihmojmë dhe të jemi të gatshëm për të ndikuar në krizat e ardhshme. Gjithashtu duhet të sigurohemi që çdo lloj asistence që jepet të jetë e mirë shenjëstruar në mënyrë që t’i vijë në ndihmë personave që kanë nevojë më shumë në shoqëri. Shqipëria nuk ndodhet ende në këtë stad”.

Përfaqësuesit e Bankës Botërore theksuan gjithashtu sfidën për mbajtjen e burimeve njerëzore si dhe një marrëdhënie më e mirë me tatimpaguesit në funksion të rritjes së të ardhurave.

“Çfarë i duhet Shqipërisë që të rrisë dhe të shpërndajë rritjen ekonomike si dhe të zvogëlojë hendekun me vendet europiane?

Nëse shikojmë trajektoren e zhvillimit dhe rritjes së Shqipërisë, ajo në valën e parë të saj është mbështetur më së shumti tek përdorimi i burimeve natyrore.

Tashmë nëse synojmë të kalojmë nga niveli i të ardhurave të mesme tek ato të larta, nevojitet një transformim madhor i ekonomisë i orientuar drejt produktivitetit më të lartë, eksporteve me një përmbajtje më të lartë teknologjike shoqëruar me paga të larta”.

BB sugjeron më shumë trasparente nga ana e qeverisë si dhe publikimin e strategjisë së të ardhurave në mënyrë që taksapaguesve, qytetarë apo biznese t’u krijohen pritshmëri për atë që do të ndodhë në vitet e ardhshme në mënyrë që të planifikojnë të ardhurat e tyre.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Myftinia Shkodër shpërndan pako ushqimore – Halluni: Bamirësi në kuadër të muajit të begatë të Ramazanit

Myftinia e Shkodrës ka shpërndarë ndihma për Shoqatën e Personave me Shikim të Kufizuar. Përfaqësuesi…

38 minutes ago

Kualifikimi i Vllaznisë në RTSH Shkodra  /  Ish- futbollisti Thana, trajnerët, Mani dhe Bushati, analizojnë sfidën me Elbasanin

Kualifikimi i Vllaznisë në turin gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë ka marrë vëmendjen e Emisionit…

44 minutes ago

Zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm – Adresimi i sfidave dhe krijimi i një platforme bashkëpunimi, qëllimi i takimit

Politikat e qeverisjes lokale shoqëruar me projekte dhe eksperienca inovacionesh për zhvillimin e turizmit të…

48 minutes ago

Rikthehet mensa studentore – Bashkia Shkodër përmbush kerkesën e kahershme të studentëve

Bashkia Shkodër ka përfunduar investimin për mensën studentore, e cila rikthehet pas 18 vitesh mungesë.…

51 minutes ago

Trushi, i njohur tradicionalisht për blegtorinë – Fermeri Halil Xhurreta: E nisa me pak krerë lopë, sot kam 43 krerë

Ky është Halil Xhurreta, 67-vjeç , nga fshati Trush i Shkodrës. Vite më parë në…

56 minutes ago

Një libër për çështjet politike  – “Algoritmet e demokracisë” është botimi i parë i autores  Jesmina Lici

“Algoritmet e demokracisë” është libri më i ri që u promovua në mjediset e brendshme…

59 minutes ago

This website uses cookies.