Mbushet infermieria e Vllaznisë, katër futbollistë me probleme dëmtimesh

Na ndajnë vetëm pak ditë nga nisja e Superiores Shqiptare, ku Vllaznia  do të ndeshet me skuadrën kryeqytetase të Partizanit.

Pas dy ditëve pushim Vllanzia ka nisur dje përgaditjet anti Partiazani.

Në kampin kuqeblu, gjatë këtyre ditëve, ka pasur afrime ku me shkodranët është bashkuar senegalezi Matar Dieye, i cili luan në rolin e sulmuesit.

Krahas lajmit të mirë për përforcime, trajnerin Brdariç e shqetësojnë disa mungesa në prag të sfidës të së hënes, duke nisur nga reparti i mbrojtjes deri tek ai i sulmit.

Bëhet fjalë për Bajramin dhe Jagon e prapavijës, për të vijuar me mesfushorin Amir Kahrimanoviç, si dhe sulmuesin Ildi Gruda. Gjithsesi, falë punës intensive që po bën stafi mjekësor, deri ditën e ndeshjes me Partizanin, infermieria kuqeblu pritet të ketë ndonjë lehtësim, të paktën sa i takon Kahrimanoviç, shkalla e dëmtimit e të cilit konsiderohet disi më e lehtë.

Tekniku Brdariç ka në dispozicion edhe plot pesë seanca stërvitore për të përgatitur skuadrën për sfidën e javës së parë të Superiores, e cila sipas kalendarit të FSHF-së, do të luhet mbrëmjen e së hënës në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 20:00.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.