Mbyllen aplikimet për “Luleborë” – Pas pak ditësh, një komision i posaçëm do të bëjë përzgjedhjen e materialeve
Festivali “Luleborë” këtë vit shënon edicionin e nëntë të tij. Para disa ditëve, faza e aplikimeve u shty me një afat të dytë për t’i dhënë mundësi krijuesve të paraqisnin materialet e tyre për festivalin ndërkohë që tashmë ky afat ka përfunduar.
Shpresohet që këtë vit festivali të mbahet më herët se zakonisht por kjo mbetet në varësi të eventeve të teatrit.
Krijimtaria e këtij viti duket e larmishme ndërkohë që do të jetë komisioni përkatës pas pak ditësh që do të përcaktojë përfundimisht këngët e përzgjedhura për edicionin e nëntë.