Mbyllet aksi Dedaj-Bogë / Kalimi do të bëhet në rrugë alternative
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se në aksin rrugor Dedaj-Bogë në km 5.5, në kuadër të punimeve për ndërtimin e urës ky aks do të qëndrojë i mbyllur për arsye sigurie. Kalimi do të vijojë në rrugën alternative të paraqitur si më poshtë.
“Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës për këto ndërhyrje që po kryhen në këtë aks deri në përfundimin e plotë të tyre”,- thuhet në njoftimin e ARRSH-së.