Mbyllet faza e parë për ndërtimin e molos , qytetarët vlerësojnë punimet, presin që projekti të përfundojë sa më shpejt
Prej pak ditësh ka përfunduar faza e parë e investimit për rikualifikimin e molos, ku është bërë e mundur ndërtimi molos ku do të ankorohen
mjetet e vogla lundruese.
Gjithashtu është ndërhyrë edhe në sheshimin e zonës, ndersa pritet të nisë faza e dytë e projektit, e cila ka të bëjë me gjelbërimin dhe sistemimin sheshit përreth .
Pjesë e rikualifikimit të molos është edhe rikonstruksioni i ujësjellësit të Zogajve.
Finanacues i ketij projekti eshte Qeveria Shqiptare, ndërsa do të zbatohet nga Fondi Shqiptare i Zhvillimit.
Ky investim që kap vlerën e rreth 1.2 milion eurove pritet të ndikojë në zhvillimin e turizmit në Shkodër .