Mbyllet  java e 12-të e superiores – Vllaznia në krye me pikë të barabarta me Partizanin

Me tre ndeshjet e luajtura të hënën, Bylis-Laçi, barazim 0 me 0, Partizani-Teuta 1-1 dhe Elbasani-Dinamo 0-5, është mbyllur java e 12-të e kampionatit kombëtar të futbollit “Abissnet Superiore”.

 Më herët, pasditen e së dielës janë luajtur edhe dy sfidat e para, ku Vllaznia mundi Skënderbeun 2 me 0, ndërkohë që Egnatia mundi Tiranën 1-0.

Pas këtyre rezultateve, Vllaznia ka marrë kryesimin e kampionatit të Superiores me 21 pikë, po aq sa ka edhe Partizani i vendit të dytë, por me golaverazh më të dobët sesa kuqeblutë. Dinamo është e treta me 20 pikë e ndjekur në vendin e katërt nga Egnatia me 19 pikë.

 Elbasani dhe Teuta ndajnë vendin e pestë dhe të gjashtë me nga 16 pikë, pastaj, nga vendi i shtatë deri tek i nënti janë tre skuadra me pikë të barabarta: Laçi, Tirana, Skënderbeu me nga 11-të pikë secila.

 Skuadra e fundit që mbyll tabelën e klasifikimit është Bylisi që ka vetëm 10 pikë. Java e 13-të e Abissnet Superiore do të luhet këtë fundjavë e ndarë në dy ditë, të shtunën dhe të dielen.

 Dy takimet e para Egnatia-Vllaznia dhe Teuta-Skënderbeu luajnë të shtunën në orën 14:00, ndërkohë që ndeshja e tretë e kësaj dite është ajo Dinamo-Partizani, e cila luhet në orën 17:00.

Dy ndeshjet e fundit që mbyllin javën e 13-të të kategorisë Abissnet Superiore janë Laçi-Elbasani dhe Tirana-Bylis, e para e planifikuar të luhet në orën 14:0 dhe e dyta, Tirana-Bylis, në orën 17:00.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.