Lajme

Mbyllet  java e 12-të e superiores – Vllaznia në krye me pikë të barabarta me Partizanin

Me tre ndeshjet e luajtura të hënën, Bylis-Laçi, barazim 0 me 0, Partizani-Teuta 1-1 dhe Elbasani-Dinamo 0-5, është mbyllur java e 12-të e kampionatit kombëtar të futbollit “Abissnet Superiore”.

 Më herët, pasditen e së dielës janë luajtur edhe dy sfidat e para, ku Vllaznia mundi Skënderbeun 2 me 0, ndërkohë që Egnatia mundi Tiranën 1-0.

Pas këtyre rezultateve, Vllaznia ka marrë kryesimin e kampionatit të Superiores me 21 pikë, po aq sa ka edhe Partizani i vendit të dytë, por me golaverazh më të dobët sesa kuqeblutë. Dinamo është e treta me 20 pikë e ndjekur në vendin e katërt nga Egnatia me 19 pikë.

 Elbasani dhe Teuta ndajnë vendin e pestë dhe të gjashtë me nga 16 pikë, pastaj, nga vendi i shtatë deri tek i nënti janë tre skuadra me pikë të barabarta: Laçi, Tirana, Skënderbeu me nga 11-të pikë secila.

 Skuadra e fundit që mbyll tabelën e klasifikimit është Bylisi që ka vetëm 10 pikë. Java e 13-të e Abissnet Superiore do të luhet këtë fundjavë e ndarë në dy ditë, të shtunën dhe të dielen.

 Dy takimet e para Egnatia-Vllaznia dhe Teuta-Skënderbeu luajnë të shtunën në orën 14:00, ndërkohë që ndeshja e tretë e kësaj dite është ajo Dinamo-Partizani, e cila luhet në orën 17:00.

Dy ndeshjet e fundit që mbyllin javën e 13-të të kategorisë Abissnet Superiore janë Laçi-Elbasani dhe Tirana-Bylis, e para e planifikuar të luhet në orën 14:0 dhe e dyta, Tirana-Bylis, në orën 17:00.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Drejt përfundimit dy rrugë në rrethina – Ishin lënë në harresë prej dekadash, plotësohet kërkesa e komunitetit

Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…

2 hours ago

Bashkia: Busti i Lekë Dukagjinit do vendoset  – Pritet miratimi nga Këshilli Bashkiak i rregullores mbi vendosjen e busteve dhe monumenteve

Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…

2 hours ago

Psiko-ekspozitë me piktura dhe grafikë / Studentët e vitit të parë të Dep. të Arteve prezantuan punimet në Rektorat

Në hollin e Rektoratit të UNISHK, studentët e vitit të parë të degës “Pikturë Grafikë”…

2 hours ago

Futboll, kategoria e dytë dhe tretë – Flasin trajnerët Celufaj dhe Kola, si dhe futbollistët Gjini dhe Kukaj

Minutat e emisionit “Studio Sport” të transmetuar mbrëmjen e së mërkurës në RTSH Shkodra, janë…

2 hours ago

Dy të proceduar në Shkodër / 42-vjeçari falsifikoi pasaportën, me gjeneralitetet e një shtetasi tjetër

Seksioni i Krimeve Ekonomiko-Financiare referoi materialet në prokurori, ku filloi procedimi penal për një shtetas…

2 hours ago

Anemia nga mungesa e hekurit – Mjekët rekomandojnë trajtim të hershëm për të shmangur komplikimet

Anemia nga mungesa e hekurit lidhet drejtpërdrejtë me mungesën e hekurit në trup.  Mungesa e…

2 hours ago

This website uses cookies.