Me dy ndeshjet e luajtura mbrëmjen e së dielës, Tirana-Egnatia që fiksoi barazimin 1 me 1 dhe Dinamo-Elbasani, fitore e bluve me rezultatin 2 me 1 duke marrë tre pikëshin e parë në këtë kampionat, është mbyllur java e tretë e Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë Abissnet Superiore.
Me humbjen e pësuar në transfertën korçare me rezultatin 1 me 2, Vllaznia humb dy vende në renditje në krahasim me javën e dytë të Superiores. Kështu, nga vendi i tretë që ishin pas barazimit 2 me 2 në “Loro Boriçi” me Tiranën, kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Thomas Brdariç, tashmë pas javës së tretë, kanjë zbritur në vendin e pestë të renditjes. Kategorinë Abissnet Superiore vazhdon ta kryesojë kampionia në fuqi, Egnatia me 7 pikë, falë dy fitoreve dhe një barazimi të regjistruar në këto tre ndeshje. Në vend të dytë është Partizani me 6 pikë i ndjekur nga Elbasani me 4 pikë. Së bashku me Elbasanin e vendit të tretë janë edhe Skënderbeu, Vllaznia dhe Bylis me të njëjtin kuotë pikësh, nga katër secila. Pas Bylisit të vendit të gjashtë me 4 pikë, renditen Tirana, Dinamo dhe Teuta me nga tre pikë dhe në fund Laçi me dy pikë. Pas javës së tretë, kampionati i Superiores është ndërprerë për shkak të ndeshjeve të kombëtares shqiptare në Ligën e Kombeve. Sipas programit të sektorit të garave në FSHF, Superioria rikthehet pas dhjetë ditësh me ndeshjet e 11 dhe 12 shtatorit, të cilat do të luhen në mesjavë. Kalendari e ka përcaktuar Vllanzinë që të luajë në shtëpi duke pritur në stadiumin “Loro Boriçi” ekipin kampion dhe kryesues aktual të kampionatit, Egnatian. Ndërkohë, takimet e tjera të javës së katërt kanë këtë kalendar: Partizani-Dinamo, Skënderbeu-Teuta, Bylis-Tirana dhe Elbasani-Laçi.
Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…
Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…
Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…
Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…
Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…
This website uses cookies.