Lajme

Mbyllet java e tretë e superiores, humbja në Korçë, Vllaznia zbret e pesta në renditje

Me dy ndeshjet e luajtura mbrëmjen  e së dielës, Tirana-Egnatia që fiksoi barazimin 1 me 1 dhe Dinamo-Elbasani, fitore e bluve me rezultatin 2 me 1 duke marrë tre pikëshin e parë në këtë kampionat, është mbyllur java e tretë e Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë Abissnet Superiore.

Me humbjen e pësuar në transfertën korçare me rezultatin 1 me 2, Vllaznia humb dy vende në renditje në krahasim me javën e dytë të Superiores. Kështu, nga vendi i tretë që ishin pas barazimit 2 me 2 në “Loro Boriçi” me Tiranën, kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Thomas Brdariç, tashmë pas javës së tretë, kanjë zbritur në vendin e pestë të renditjes. Kategorinë Abissnet Superiore vazhdon ta kryesojë kampionia në fuqi, Egnatia me 7 pikë, falë dy fitoreve dhe një barazimi të regjistruar në këto tre ndeshje. Në vend të dytë është Partizani me 6 pikë i ndjekur nga Elbasani me 4 pikë. Së bashku me Elbasanin e vendit të tretë janë edhe Skënderbeu, Vllaznia dhe Bylis me të njëjtin kuotë pikësh, nga katër secila. Pas Bylisit të vendit të gjashtë me 4 pikë, renditen Tirana, Dinamo dhe Teuta me nga tre pikë dhe në fund Laçi me dy pikë. Pas javës së tretë, kampionati i Superiores është ndërprerë për shkak të ndeshjeve të kombëtares shqiptare në Ligën e Kombeve. Sipas programit të sektorit të garave në FSHF, Superioria rikthehet pas dhjetë ditësh me ndeshjet e 11 dhe 12 shtatorit, të cilat do të luhen në mesjavë. Kalendari e ka përcaktuar Vllanzinë që të luajë në shtëpi duke pritur në stadiumin “Loro Boriçi” ekipin kampion dhe kryesues aktual të kampionatit, Egnatian. Ndërkohë, takimet e tjera të javës së katërt kanë këtë kalendar: Partizani-Dinamo, Skënderbeu-Teuta, Bylis-Tirana dhe Elbasani-Laçi.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

9 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

9 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

9 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

9 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

9 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

9 hours ago

This website uses cookies.