Categories: LajmeEkonomi

Mbyllet mbledhja e Komisionit të OBT për Evropën, Kumbaro: Shqipëria po përjeton kohën e transformimit

U mbajt këtë të hënë mbledhja e 70-të e Komisionit për Evropën të Organizatës Botërore të Turizmit në një ceremoni ku morën pjesën ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, kryeministri Edi Rama, Sekretari i Përgjithshëm i UNWTO, Zurab Pololikashvili, drejtoresha Ekzekutive Natalia Bayona, si dhe ministra e përfaqësues të lartë të turizmit nga vende të ndryshme të Evropës.

Në fjalën e hapjes, ministrja Kumbaro se Shqipëria i ka arritur objektivat jo vetëm në shifra dhe renditje në krye të klasfikimeve të rimëkëmbjes së turizmit, por po përjeton kohën e vet të transformimit nga turizmi, si formë e emancipimit shoqëror.

“Arritëm që tani një objektiv të rëndësishëm që ia kishim vënë synim për vitin 2030-10,1 milionë turistë të huaj brenda një viti. Me shifrat e fundit,  për tre muajt e parë të vitit 2024 Shqipëria mirëpriti tashmë 1,7 milionë vizitorë të huaj ose rreth 60% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Ama përtej shifrave, Shqipëria, po përjeton kohën e vet të transformimit nga turizmi jo thjesht si “ekonomi e kënaqësisë”, por mbi të gjitha si një formë emancipimi shoqëror”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Kryeministri Rama në fjalën e tij përshëndeti takimin duke u shprehur se:

“Shpresojmë shumë që me anën e turizmit ne të kuptojmë akoma dhe më shumë, jo vetëm rëndësinë që ka turizmi për ekonominë, por edhe për ndjesinë e vet identifikimit, por edhe për atë ndjesinë e humantitetit që ne mund t’i ofrojmë njëri –tjetrit dhe është vërtetët fantastike që shoh kaq shumë nga ju, kaq shumë vende nga të cilat ju keni ardhur, nga vende të ndryshme në këtë sallë, këtu në Tiranë”.

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit, Zurab Pololikashvili theksoi se akoma më shumë projekte suksesi në turizëm do të kremtohen në të ardhmen dhe se Shqipëria është vendi i duhur për t’u vizituar: 

“Këto shifra që lajmëroi Mirela, nuk ndodhën brenda një viti, janë rezultat i një pune të madhe, të vështirë, kapërcim i sfidave të mëdha që kryeministri, zoti Rama ka pasur, por edhe pse që atëherë ka qenë kryebashkiak, i gjithë ky shndërrim i ndodhur në këtë vend, mendoj se është rezultat i një pune të madhe, lidershipi të rëndësishëm. Rezultati kryesor do të vijë prej turizmit. Shumë projekte janë në zhvillim e sipër. Mendoj se ky është vendi i duhur për të ardhur për vizitë.”

Ditën e martë, më datë 9 prill, në vijim të këtij takimi, do të mbahet konferenca “Investimet në Turizëm dhe Zhvillimi Ekonomik në Europë e Shqipëri”, e organizuar në tre panele ku do të diskutohen mbi histori suksesi dhe perspektiva në investime si dhe për nxitjen e këtyre praktikave të investimeve me pjesëmarrjen e Zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhe, ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbian Mazniku dhe minsitra e përfaqësues të industrisë së turizmit nga gjithë Evropa. 

Gjatë kësaj konference, do të prezantohet edhe “Tourism Doing Business: Investing in Albania”, një botim përgatitur për herë të parë falë bashkëpunimit të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit me Organizatën Botërore të Turizmit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parashikimi i motit, e premte, 20 shtator 2024

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të vijojë…

2 mins ago

Orkestra Simfonike koncert më 20 shtator, dirigjenti italian Quadrini: Do sjellim një copë magjie

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të zhvillojë më 20 shtator në orën 19:00…

17 hours ago

Von der Leyen pret liderët e Ballkanit: I përkisni Evropës, të afrojmë tregjet e rajoni me atë të BE-së

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka pritur sot në Bruksel të 6…

17 hours ago

Lamtumirë Gerti Bogdani! Kolegët e ish-deputetit në lot: Ishte shembull frymëzues për të rinjtë

Është përcjellë për në banesën e fundit ish-deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani, i cili…

18 hours ago

Procedohet penalisht 37- vjeçari, mbante një shpend të rrallë të mbrojtur me ligj

Komisariati i Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit nga Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen…

18 hours ago

Vllaznia, test me Tërbunin para Bylisit – Kuqeblutë mundën pukjanët 1-0, bindin lojtarët e stolit

Vllaznia ka zgjedhur Tërbunin e Pukës për një test përgatitor në prag të ndeshjes së…

18 hours ago

This website uses cookies.