Mbyllet procesi i “Vetting-ut”, përfundon kontrolli i plotë i gjyqtarëve dhe prokurorëve

Sot ajo që njihet si shkalla e parë e kontrollit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë i dha fund punës. Që prej marsit të vitit 2018, kur nisi seanca e parë e të ashtuquajturit Vetting, u kontrolluan më shumë se 800 gjyqtarë dhe prokurorë, një pjesë e të cilëve janë në shkallën e dytë të Kolegjit të Apelimit sepse pretendojnë të qëndrojnë në sistemin e drejtësisë.

Më shumë se 300 gjyqtarë, prokurorë, ndihmës ligjorë u shkarkuan nga sistemi i drejtësisë për shkak të problemeve me pasuritë, për shkak të lidhjeve të dyshimta me krimin apo njerëz të korruptuar apo se nuk ishin të aftë profesionalisht për të qenë në piramidën e drejtësisë.

I ashtuquajturi procesi i Vettingut shkaktoi një tërmet të vërtetë në radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve duke sjellë shkarkime apo dorëheqje për të shpëtuar nga procesi që nga Gjykata e Lartë, ajo Kushtetuese, në gjykatat e apelit, të shkallës së parë dhe po kështu në piramidën vertikale të prokurorisë.

Tashmë që komisionerët e shkallës së parë të Vettingut e përfunduan punën, do të jetë Kolegji i Apelimit, qeveria e gjyqtarëve dhe ajo e prokurorëve që njihen si KLGJ dhe KLP që do të vijojnë procesin e filtrimit të brezave të rinj të njerëzve që do të vendosin për drejtësinë në Republikën e Shqipërisë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.