Autoritetet turke kanë mbyllur radion Acik- Radyo me seli në Stamboll, gjashtë muaj pasi një i ftuar në një nga emisionet e saj foli për gjenocidin ndaj armenëve. Në muajin maj, rregullatori i transmetuesve të vendit pezulloi për pesë ditë transmetimin e emisionit në fjalë, për të cilin tha se kishte nxitur urrejtjen.
Në muajin korrik të këtij viti, rregullatori i hoqi licencën stacionit [por radio ndërkohë ka mundur të transmetojë deri këtë mërkurë. Sanksionet vijnë pasi një i ftuari në një emision i cilësoi gjenocide vrasjen dhe deportimin e 1.5 milionë armenëve gjatë ditëve të fundit të perandorisë osmane.
Ky është një term për të cilin shumë historian kanë ranë dakord, por që Turqia e refuzon. Armenia thotë se forcat osmane masakruan dhe deportuan më shumë se 1.5 milionë armenë gjatë luftës së parë .
Ndërkohë, këtë vit Turqia u rendit e 158-ta ndër 180 vende në indeksin për lirinë e shtypit. Pas grushtit të dështuar të shtetit në korrik të 2016-ës, qeveria turke mbylli më shumë se 200 media për lidhje të pretenduara me terrorizmin apo përfshirje të pretenduar në propagandë terroriste. Dhjetëra gazetarë u ndaluan, çka e bëri vendin të dytin në botë pas kinës për numrin e gazetarëve të burgosur.
Gjimnazi “28 Nëntori” organizoi një aktivitet në kuadër të 7 Marsit. Dedikim i veçantë ishte…
Projekti infrastrukturor Velipojë- Shëngjin, me vlerë 3.8 miliardë lekë, po shkon drejt përfundimit dhe pritet…
Do të mbyllet për një periudhë 1-vjeçare platforma TikTok. Vendimi u mor këtë të enjte…
Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, ka dhënë disa detaje mbi ligjin për lejimin e kultivimit…
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka zhvilluar një takim me gjyqtarët e…
Trupi i dekompozuar i një personi është gjetur mëngjesin e kësaj të enjte në trafikndarësen…
This website uses cookies.