Mbyllet rrugëtimi i Kombëtares, shkodranët vlerësojnë aventurën e kuqezinjve në “Gjermani 2024”
Me humbjen ndaj Spanjës, kombëtarja kuqezi ka mbyllur aventurën e saj në Kampionatin Europian “Gjermani 2024” .
Atmosfera gjatë këtyre ndeshjeve ka qënë e zjarrtë, jo vetëm në Gjermani, por edhe në qytete të ndryshme të vendit tonë.
Qytetarë të shumtë ishin mbledhur në sheshin qendror të qytetit të Shkodrës për të parë ndeshjen Spanjë-Shqipëri.
Të veshur kuqezi, tifozët kanë krijuar një atmosferë fantastike në mbështetje të kombëtares.
Ndërsa, në lidhje me përformancen e skuadrës sonë gjatë këtij rrugëtimi, qytetarët vlerësojnë me nota pozitive futbollistët.
Ndeshja me Spanjën ishte një nga sfidat më të rëndësishme për Shqipërinë pasi i duhet një fitore për të kaluar në fazën me eliminim direkt të Europianit.
Megjithë rastet e krijuara, kuqezinjtë nuk arritën të dalin me pikë nga kjo përballje.