Mbyllet seanca e Kuvendit, mazhoranca miraton projektligjet mes tymueseve

2db2206e1601412e94ea883a52f07714

2db2206e1601412e94ea883a52f07714

Përplasjet fizike në Kuvend, Berisha paralajmëron grevë urie: Duam të drejtat tona, po na i shkel Edi Rama

Kuvendi i Shqipërisë është përfshirë nga përplasje fizike midis deputetëve të opozitës dhe gardës dhe seanca është shoqëruar me incidente ku përfaqësuesit e grupimit politik të ish-kryeministrit Berisha kanë kthyer karriget përmbys ndërsa kanë hedhur edhe tymuese.

Një prej tyre, Ervin Salianji, deputeti i Partisë Demokratike, i bashkuar me grupimin politik të Sali Berishës, hodhi tymuese në drejtim të gardës dhe karrige në drejtim të kabinetit qeveritar.

Ndërkaq, nga ana tjetër deputetët e mazhorancës kanë miratuar një sërë projektligjesh në caktuara në rendin e ditës, mes tymuesve dhe zhurmës së krijuar nga opozita.

Kjo e fundit pretendon se mazhoranca i ka mohuar të drejtat kushtetuese për të ngritur komisionet hetimore parlamentare, gjë të cilën ish-kryeministri Berisha e ka konsideruar shkelje të të drejtave të opozitës.

Madje ish-kryeministri ka paralajmëruar edhe grevë urie të opozitës teksa u pyet nga gazetarët. “Edhe ajo do të vijë, ju garantoj”, ndërsa pyetjes se a do të jetë Kuvendi ku do të ngujohet opozita, Berisha iu përgjigj se “do të përzgjidhet dhe ju do ta merrni vesh ndër të parët, por njëherë për njëherë ne vazhdojmë me këto mjete.

Ne besojmë se parlamenti nuk funksionon me klandestinitet, nuk funksionon i rrethuar me njësi speciale dhe të tjera. Parlamenti duhet funksionojë në zbatim të Kushtetutës dhe rregullores së vet”, theksoi Berisha.

Nga ana tjetër, mazhoranca e ka konsideruar  si milici fashiste, sjelljen e opozitës sot në Kuvend. 

Ai nuk është një aksion, por një milici fashiste. Një grup deputetësh të shndërruar në njerëz të dhunshëm, fizikisht, këtu jemi në nivelin e milicisë fashiste”, tha deputeti i PS-së, Erion Braçe.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me kërkesat e opozitëss për ngritjen e komisioneve parlamentare hetimore, Braçe deklaroi se cilido nga politikanët që ka një akuzë mbi kurriz, s’duhet të përdorë parlamentin dhe partinë politike, por avokatin e tij për të komunikuar me prokurorin dhe gjyqtarin, duke iu referuar ish-kryeministrit Berisha i cili ndodhet nën hetim nga SPAK dhe ka një masë detyrimi paraqitje nga Gjykata e Posaçme.

Deputeti u shpreh se në lidhje me kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për sterilizimin, po heton SPAK. Dhe për sa kohë ka shkuar në akuza penale, sipas Braçes, çdo lloj hetimi tjetër është i pavlerë.

Është kërkuar ngritja e një komisioni për sterilizimin, të instrumenteve kirurgjikale. Për këtë çështje heton SPAK, ka marrë të pandehur SPAK, janë në burg njerëz për këtë çështje. Çdo bëjë parlamenti që s’ka në detyrimin e tij që të ngrejë akuzë penale? Kemi shkruar te akuza penale dhe çdo lloj hetimi tjetër është i pavlerë.

SPAK ka arrestuar, jemi në një stad tjetër. Çdo lloj iniciative që relativizon apo sulmon SPAK-un, si dje, që u akuzua si organizatë kriminale, nuk ka lidhje më me komisionet hetimore por gjuhën përkundrejt prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Mendoj që njerëzit që janë aty duan që drejtësia të veprojë”, u shpreh ai.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.