Mbyllet sezoni i futbollit amator, Matija: Një sezon me shumë masivitet dhe cilësi në futbollin e moshave
Me finalen e luajtur pasditen e së dielës në Kompleksin Sportiv Zmijani mes ekipeve të 13 vjeçarëve, Scutari-Atletik, është mbyllur sezoni futbollistik për kampionatet rajonale të zonës së Shkodrës. Me golat e shënuar nga Arianit Hasaj dhe Irgen Hysa, FC Scutari me trajner Erjon dhe Met Hasa dhe është shpallur kampion për kampionatin U13. Me këtë rast është zhvilluar edhe ceremonia e mbylljes së aktivitetit, ku përfaqësuesit e Shoqatës Rajonale të futbollit Shkodër, Lazër Matija, Hysen Zmijani dhe Klazër Shkëmbi, kanë shpërndarë kupat përkatëse.
Pjesë e kësaj ceremonie kanë qënë edhe shpërdarja e trofeve për ekipet konkuruese të kampionateve të tjera të moshave.