Mbyllja e hetimeve, Berisha: Proces politik pas kërkesës së diplomatëve të korruptuar amerikanë

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar pas firmosjes së përfundimit të hetimeve nga SPAK në lidhje me dosjen “Partizani’.

Berisha deklaroi se ky është një proces politik që erdhi pas kërkesës së përsëritur të diplomatëve amerikanë Gabriel Escobar dhe Yuri Kim (diplomatë të cilët i cilësoi si të korruptuar).

Ky akt i paprecedent, i bazuar në një piramidë fund e krye mashtrimi, falsifikimi dokumentesh, manipulimi dhe fshehje të dokumenteve zyrtare, do gdhendet në muret e kohës si një nga veprat më të shëmtuara të narkoshtetit në Shqipëri.

Në këtë piramidë, prokurorët politikë të prokurorisë private të Edi Ramës kanë rreshtuar duke i shumëzuar për dy të gjitha mashtrimet e renditura në dokumentin me të cilin ata shpallën nën hetim Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin, dhe vendosën në shkelje të rëndë të Kushtetutës, Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe ligjeve të vendit, arrestin e tij në shtëpi, ndalimin e komunikimit të tij me çdo person tjetër përveç familjarëve të afërt dhe ndalimin e ndjekjes së punimeve të parlamentit si deputet i zgjedhur nga qytetarët, ndonëse pa asnjë masë dënimi siç kërkojnë ligjet për këtë vendim.

Ky proces politik kundër Sali Berishës erdhi pas kërkesës së përsëritur të diplomatëve të korruptuar amerikanë Gabriel Eskobar dhe Juri Kim”, deklaroi Berisha.

Klodiana Gjyzari, avokatja e ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit këtë të mërkurë (25 shtator) në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për firmos përfundimin e hetimeve të dosjes “Partizani”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.