Mbyllja e sesionit, Kuvendi dy ditë seancë. Çuçi: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, në fazë diskutimi

Kuvendi do të mbyll punimet e tij për këtë sesion parlamentar këtë javë, ku është parashikuar që të zhvillojë një seancë maratonë që do të zgjas dy ditë për shkak të rendit të ngjeshur dhe projektligjeve që ritën të diskutohen dhe të kalojnë me votat e deputetëve.

Më 25 dhe 26 korrik kur do të mbahet dhe seanca e fundit të Kuvendit janë parashikuar në rend dite dy interpelanca me ministrat Gonxhaj dhe Mete, raportet vjetore të disa institucioneve të pavarura, projektligjet “Për Policinë e Shtetit”; “Për rregullimin e prodhimit, tregtimit, kërkimit dhe zhvillimit të armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake”, si dhe disa akte të tjera.

Kjo u bë e ditur gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS, ku Bledi Çuçi foli edhe për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Çuçi iu tha deputetëve se propozimet e Grupit të Dialogut për Reformën Zgjedhore janë ende në fazë diskutimi në nivel politik dhe nëse do të ketë dakordësi atëherë këto propozime do t’i paraqiten seancës ditën e premte.

Më 8 korrik PS depozitoi në Kuvend projektligjin në lidhje me ndryshimet në Korin Zgjedhor ku do të mundësojë votën e diasporës si dhe propozon ndryshme lidhur me herësin për shpërndarjen e mandateve. PS kërkon votën me postë të emigrantëve, ndërsa thekson se do të jetë KQZ që mbikëqyr dhe përgatit të gjithë procesin.

Pjesë e ndryshime do të jetë edhe herësi për shpërndarjen e mandatit të deputetit, ku PS thekson se në çdo rast, herësi i ndarjes së mandateve nuk mund të jetë më shumë se 7 000 vota. Kërkesa e PS u depozitua në Kuvend pasi në grupin e dialogut nuk arritën dakordësi lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.