Kuvendi do të mbyll punimet e tij për këtë sesion parlamentar këtë javë, ku është parashikuar që të zhvillojë një seancë maratonë që do të zgjas dy ditë për shkak të rendit të ngjeshur dhe projektligjeve që ritën të diskutohen dhe të kalojnë me votat e deputetëve.
Më 25 dhe 26 korrik kur do të mbahet dhe seanca e fundit të Kuvendit janë parashikuar në rend dite dy interpelanca me ministrat Gonxhaj dhe Mete, raportet vjetore të disa institucioneve të pavarura, projektligjet “Për Policinë e Shtetit”; “Për rregullimin e prodhimit, tregtimit, kërkimit dhe zhvillimit të armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake”, si dhe disa akte të tjera.
Kjo u bë e ditur gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS, ku Bledi Çuçi foli edhe për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Çuçi iu tha deputetëve se propozimet e Grupit të Dialogut për Reformën Zgjedhore janë ende në fazë diskutimi në nivel politik dhe nëse do të ketë dakordësi atëherë këto propozime do t’i paraqiten seancës ditën e premte.
Më 8 korrik PS depozitoi në Kuvend projektligjin në lidhje me ndryshimet në Korin Zgjedhor ku do të mundësojë votën e diasporës si dhe propozon ndryshme lidhur me herësin për shpërndarjen e mandateve. PS kërkon votën me postë të emigrantëve, ndërsa thekson se do të jetë KQZ që mbikëqyr dhe përgatit të gjithë procesin.
Pjesë e ndryshime do të jetë edhe herësi për shpërndarjen e mandatit të deputetit, ku PS thekson se në çdo rast, herësi i ndarjes së mandateve nuk mund të jetë më shumë se 7 000 vota. Kërkesa e PS u depozitua në Kuvend pasi në grupin e dialogut nuk arritën dakordësi lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…
Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…
Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi ,…
Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…
Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…
Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…
This website uses cookies.