11 projektrezoluta pritet të marrin votat e ligjvënësve në seancën e sotme, e cila do të jetë e parafundit për këtë sezon, pasi edhe një tjetër do të mbahet edhe premten.
Në projektrezolutat që pritet ë miratohen është ajo e veprimtarisë së Prokurorit të Përgjithshëm për vitin 2023, vlerësimin e veprimtarisë së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, e avokatit te popullit, e Bankës se Shqipërisë, autoritetit të konkurrencës, Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, apo e Institutit të Statistikave.
Gjithashtu, pritet të miratohen shtatë projektvendime, siç është ajo zgjatjen e afatit të Komisionit Hetimor “Për shërbimet publike të sterilizimit dhe të Check-up-it në shëndetësi, zgjedhja e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e avokatëve.
Në rend dite janë parashikuar gjithashtu dy interpelanca, përkatësisht me ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa, dhe me ministrin e Financave, zotin Ervin Mete, kërkuar nga deputeti Agron Shehaj.
Ndërkaq, drafti i dakortesuar disa ore me pare mes shumicës se pakicës për reformë zgjedhore, do te votohet nesër.
Zyra Vendore Arsimore Shkodër ka gati mësuesit dhe shkollat që do të bëhen pjese e…
Në zonën e Vilunit në Velipojë, dhjetëra të rinj u angazhuan në një aksion pastrimi…
Prej vitesh, qendra”Don Bosko” në Shkodër vijon të ofrojnë shërbime të ndryshme vullnetare veçanërisht për…
Këtë të dielë kalaja “Rozafa” , priti vizitorë të huaj. Më shumë ranë në sy…
Makinat e braktisura, që zënë hapësirat publike, vazhdimisht janë bërë problem për automjetet zjarrfikëse, të…
Aksi rrugor Lezhë- Shkodër, vazhdon të jetë një burim aksidentesh automobilistike të përditshme, me pasoja…
This website uses cookies.