Të enjten e 25 korrikut pritet që Kuvendi të mbyllë punimet e sesionit veror. Në rendin e ditës është raporti për veprimtarinë vjetore të Kontrollit të Lartë Shtetit për vitin 2023.
Më pas pritet që deputetët të votojnë disa projektligje ndër të cilat ai për Policinë e Shtetit si dhe projektdrafti për ratifikimin e kontratës financiare ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Europiane të investimeve për linjën hekurudhore Vorë- Hani i Hotit.
Por çështja më e nxehtë që pritet të diskutohet dhe të votohet është propozimi i grupit të ekspertëve të opozitës të Reformës Zgjedhore përsa i përket votës së diasporës dhe herësit për të cilat palët kanë rënë dakord parimisht.
Një propozim tjetër që vjen nga opozita është edhe lista mikse për të cilën Përfaqësuesi i Partisë Socialiste për Reformën Zgjedhore në Grupin për Dialogun, Damian Gjiknuri deklaroi se duhet diskutuar nëse ky propozim përputhet me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Por kjo mbetet për t’u parë në ditët në vijim nëse palët bien dakort për një draft të përbashkët përfundimtar dhe ta paraqesin në Kuvend përpara datës 25 korrik.
Ndërkaq pritet që Parlamenti të marrë një vendim edhe përsa i përket shtyrjes së afatit të komisionit hetimor të check-up dhe sterilizimit.
Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…
Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…
Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…
Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…
Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…
This website uses cookies.