Mbytet cisterna në Korenë e Jugut, zhduken 7 persona

Shtatë persona janë zhdukur pasi një cisternë me flamur të Koresë së Jugut me një ekuipazh prej 11 personash u mbyt në brigjet e Japonisë.
Televizioni publik japonez raportoi se katër marinarë u shpëtuan.
Ekuipazhi informoi rojet bregdetare japoneze se anija po përmbysej dhe ata kërkuan ndihmë pranë ishullit Mutsure, në brigjet jugperëndimore të Japonisë.
Pamjet e transmetuara nga rrjeti tregojnë trupin e kuq të cisternës, një varkë shpëtimi dhe një anije të rojes bregdetare japoneze, si dhe një helikopter që fluturon mbi zonë.
Por mbetet e paqartë se çfarë lloj produktesh kimike mbante anija, as nëse ka rrjedhje ngarkesash apo karburantesh.