Lajme

Më 1 mars nis shpërndarja e bonusit të pranverës për pensionistët

Më 1 mars nis shpërndarja e bonusit të pranverës për pensionistët.

Lajmi u bë me dije nga Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetin social X, duke sqaruar se vendimi për bonusin është marrë që më datë 9 janar.

“Jo vetëm që unë nuk gënjej po flas me përgjegjësi të plotë për çka ka të bëjë me detyrën që më ka dhënë populli, e meqë vizion kanë akuzën, program kanë shpfijen dhe forcë udhëheqëse kanë gënjeshtrën, kudo, kurdoherë e për çdo gjë, e përhapën edhe lajmin që s’ka bonus për pensionistët!

Por ja që vendimi për bonusin është marrë që në 9 janar dhe shpërndarja nis në 1 mars. Ta gëzojnë pensionistët dhe Zoti paftë e bëftë për ata që luajnë edhe me nervat e tyre”, shkruan Rama.

Më herët, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka bërë me dije se pas bonusit të fundvitit ku përfituan  597 mijë e 578 pensionistë ishte miratuar edhe “bonusi i pranverës për të gjithë 730 mijë e 430 pensionistët (pra të gjithë pensionistët e Republikës së Shqipërisë).

Ky bonus i pranverës do të shpërndahet në këtë masë, pra 10 mijë lekë për të gjithë pensionistët që fitojnë një pension bazë pa përfshirë kompensimet, më të ulët se 20 mijë lekë në muaj dhe i bie që këtë bonus ta përfitojnë 520 mijë e 443 pensionistë”.

Blerti Delija

Recent Posts

Inter, Inzaghi: Të kufizojmë Yamal. Lautaro? Do e vlerësojmë me stafin

Është prag Inter-Barcelona, një ndeshje që mund të vlejë një sezon për zikaltërit. Ndeshja e…

11 hours ago

Trump: Putin duhet të heqë dorë nga e gjithë Ukraina

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se liderët evropianë i kanë kërkuar që të bindë…

11 hours ago

Nisin në Londër festimet për 80-vjetorin e Ditës së Fitores ndaj Gjermanisë naziste

Me një paradë madhështore ushtarake, që nisi nga sheshi i Parlamentit dhe përfundoi pranë Pallatit…

11 hours ago

Inter-Barcelona, rekord të ardhurash nga “San Siro”

Inter-Barcelona do të jetë një ngjarje historike jo vetëm në fushë, por edhe në bilance.…

12 hours ago

Precedentët, Bajerni festoi titullin nga “divani” për herë të katërt në histori

Ditën e djeshme Bajerni festoi titullin e 34-rt në histori, por ky triumf nuk u…

13 hours ago

“Final Four” për vajza, nesër hidhet shorti i gjysmëfinaleve

Vllaznia, Gramshi, Apolonia dhe Partizani janë katër ekipet që do të luajnë në “Final 4”,…

13 hours ago