Categories: LajmeRajoni

Më 15 maj takimi për dinarin, BE pret nga palët të tregojnë gatishmëri për të gjetur zgjidhje

Zëdhënësi i Bashkimit Europian Piter Stano konfirmoi se më 15 maj Kosova dhe Serbia do të zhvillojnë takimin e radhës për të diskutuar mbi rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila nga 1 shkurti ka ndaluar përdorimin e dinarit serb. Ai tha se kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç do të  shkojnë në Bruksel me ftesë të të dërguarit evropian për dialogun Miroslav Lajçak.

Stano theksoi se BE pret nga palët që të tregojnë gatishmëri për të gjetur  zgjidhje. “Presim nga palët që të kenë sjellje europiane dhe gjejnë zgjidhje kompromisi. BE vazhdon të ndihmojë palët të arrijnë kompromis, pasi është i nevojshëm, sepse kjo çështje ndikon në jetën e njerëzve” – tha Stano.

Që nga muaji shkurt janë mbajtur shtatë takime ku është diskutuar zbatimi i rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, por palët nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje duke akuzuar njëra-tjetrën për mungesë vullneti.

Ndërkohë duke nisur nga dita e sotme, Euroja është valuta e vetme e vlefshme për transaksione në Kosovë, pasi periudha tranzitore e Bankës Qendrore të Kosovës përfundoi të dielën. Sipas autoriteteve në Kosovë, gjatë 3 muajve qytetarët janë informuar rreth zbatimit të Rregullores për pagesa me para të gatshme ndërsa nga dita e hënë sipas saj, do të ketë masa ndëshkuese.

Por Kryeministri Albin Kurti në një deklaratë për Radio Televizionin e Kosovës tha se Rregullorja e Bankës Qendrore ka qëllim zbatimin e ligjit, jo ndëshkimin dhe dënimin  e qytetarëve. Ndërkohë lidhur me aktivitetin ekonomik të bankave të nivelit të dytë që operojnë në Kosovë, ato janë udhëzuar që të hapin degë të reja në veri të Kosovës.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dashamir Shehi rrëfen kulisat për koalicionin zgjedhor: Formula ime e mund Edi Ramën

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, në emisionin ‘Ngjarja kryesore’ në RTSH, drejtuar nga Sonila Agostini…

3 hours ago

Moti për sot me reshje shiu dhe shtrëngata

Për ditën e sotme moti do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme,…

3 hours ago

Lezhë- Tritol zyrës së noterit Fran Gjoni, vëllai i ish-gjyqtarit Gjin Gjoni

Një shpërthim ka tronditur Lezhën në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure.…

3 hours ago

Marrëveshja për mineralet, Trump: Zelensky do të vizitojë të premten Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se homologu ukrainas Volodymyr Zelensky mund të vizitojë të…

3 hours ago

Arnautovic dhe Calhanoglu fundosin Lazion dhe i japin Interit gjysmëfinalen kundër Milanit

Në çerekfinalen e Kupës së Italisë, Interi mundi Lacion 2-0 në San Siro dhe kalon…

3 hours ago

Nations League për vajza, Shqipëria mundet nga Çekia

Shqipëria e vajzave luajti pasditen e sotme ndeshjen e dytë ndaj Çekisë, e vlefshme për…

3 hours ago

This website uses cookies.