Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, do të mbajnë takimin e radhës më 17 dhjetor, në kuadër të procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.
Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Anitta Hipper, ka konfirmuar pjesëmarrjen e palëve dhe ka theksuar se gjatë takimit do të shqyrtohen çështje të ndryshme, përfshirë implementimin e Marrëveshjes për normalizimin.
“Palët kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre dhe do të shqyrtojnë një sërë çështjesh, duke përfshirë zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit”, ka deklaruar Hipper.
Ky takim vjen pas tensioneve të rritura mes Kosovës dhe Serbisë, pas sulmit në Zubin Potok të kanalit të Ibër Lepencit, ku qeveria e Kosovës akuzoi grupet terroriste serbe për ngjarjen, ndërsa Beogradi zyrtar mohoi përfshirjen e tij.
Ky do të jetë takimi i fundit për këtë vit dhe një ndër takimet e fundit që organizon emisari evropian për dialog, Miroslav Lajçak, pasi mandati i tij skadon në fund të muajit janar.
Pjesëmarrësit do të përpiqen të avancojnë dialogun dhe të adresojnë sfidat e mbetura.
Një çështje tjetër e rëndësishme është se ende nuk është e qartë se kush do të jetë pasuesi i Lajçakut në këtë detyrë dhe gjithçka do të varet nga qëndrimi i shefes së re të diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, e cila ka marrë detyrën më 1 dhjetor.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…
Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…
Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë, ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…
This website uses cookies.