Categories: LajmePolitikë

Më 26 shkurt zhvillohet Samiti i Investimeve në Ballkanin Perëndimor 2024, i pranishëm dhe Rama

Më 26 shkurt në Londër do të zhvillohet Samiti i Investimeve në Ballkanin Perëndimor 2024, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

Samiti do të zhvillohet në selinë e BERZH-it, ku të pranishëm do të jenë të gjithë krerët e  qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Qëllimi i Samitit është të nxjerrë në pah mundësitë për investime dhe biznes në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të promovojë projekte rajonale dhe ndërkufitare.

Ky është samiti i gjashtë i BERZH-it i këtij lloji. Ballkani Perëndimor është një rajon prioritar për BERZH-in, i cili mbetet një nga investitorët më të mëdhenj institucionalë në vendet e rajonit, me më shumë se 18 miliardë euro të investuara deri më sot.

Pika kryesore të samitit do të jetë edhe “Sesioni i Kryeministrave”, ku liderët rajonalë dhe presidenti i BERZH-it do t’i drejtohen audiencës me vizionin e tyre të përgjithshëm për rajonin, projektet kyçe rajonale dhe mundësitë për investime në nivel rajonal dhe në secilin të vendeve të rajonit, ku përfshihen  Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Në foksu të takimit do të jetë edhe diskutimi për temën “Energjia e Gjelbër në Ballkanin Perëndimor”.

Samiti për investimet në Ballkanin Perëndimor u zhvillua për herë të parë nga BERZH në 2014 dhe mblodhi të gjithë kryeministrat e rajonit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

14 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

14 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

15 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

15 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

15 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

15 hours ago

This website uses cookies.