Më 5 tetor 2025 nis operacionalizimi i SEPA, integrimi në tregun europian të pagesave

Ledia Bregu, drejtore

Procesi i integrimit të Shqipërisë ka qenë i gjatë, kompleks dhe shumëplanësh, por duket se vitet e fundit puna po bëhet më e prekshme për qytetarët.

Lajmi më i mirë i ditëve të fundit është materializimi i përpjekjeve dhjetëvjeçare për anëtarësimin e vendit në tregun europian të pagesave, një arritje, e cila me operacionalizimin e saj do të sjellë përfitime për qytetarët shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, duke e integruar më tej sipërmarrjen dhe ekonominë shqiptare me tregun europian.

Është pikërisht Banka e Shqipërisë që e ka udhëhequr këtë proces të rëndësishëm, duke u treguar proaktive ndaj ndryshimeve teknologjike në ambientin ndërkombëtar të pagesave dhe duke e drejtuar tregun drejt adoptimit të këtyre ndryshimeve.

Shqipëria së bashku me Malin e Zi nga 21 nëntori janë pranuar tashmë si pjesë e zonës gjeografike SEPA dhe që prej afateve të operacionalizimit, ofruesit e shërbimeve në territorin shqiptar do të munden të ofrojnë shërbimet transaksionale ndërkufitare me tarifa shumë më të lira dhe me kohë shumë më të shkurtër me vendet e Bashkimit Europian dhe të zonës SEPA. Këtu flasim për reduktim disafishe, të paktën pesë herë më të lira sesa ç’janë aktualisht me modelin ekzistues të bankave,” tregon Ledia Bregu, drejtore e Departamentit të Pagesave në Bankën e Shqipërisë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.