Kuvendi miratoi me 74 vota pro dhe 6 kundër projektvendimin “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”.
Qëllimi i ngritjes së këtij komisioni është që të drejtojë e koordinojë një proces të thelluar reformimi, me synim përmirësimin dhe konsolidimin e praktikave të mirëqeverisjes në të gjitha nivelet.
Po ashtu synohet thellimi i luftës kundër korrupsionit dhe forcimi i mëtejshëm i zbatimit të ligjit, duke pasur si udhërrëfyes gjetjet dhe rekomandimet e raporteve të Bashkimit Evropian dhe raportit Screening të Komisionit Evropian për grupkapitullin e parë, si dhe adresimin e masave të udhërrëfyesve të miratuar nga qeveria ‘Për shtetin e së drejtës’ dhe ‘Reformën në administratën publike’”.
Komisioni i Posaçëm ka për objekt hartimin dhe miratimin e një Plani Kombëtar Veprimi, me kohështrirje afatgjatë dhe të qëndrueshme për adresimin e sfidave përkatëse në këto fusha, duke rekomanduar edhe masa konkrete për ndryshime të mundshme ligjore dhe institucionale, të cilat duhet të adresohen në secilën fushë nga institucionet përgjegjëse. Komisioni i Posaçëm përbëhet nga 11 anëtarë, nga të cilët 6 janë përfaqësues të shumicës parlamentare dhe 5 përfaqësues të pakicës parlamentare.
Presidenti Donald Trump, duke folur nga Zyra Ovale të premten, 21 mars u shpreh optimist…
Presidenti Bajram Begaj uroi sot besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Novruzit, një ditë e…
Sot është Dita e Nevruzit, një festë nga më të rëndësishmet për komunitetin bektashi. Ndonëse…
DashiPikëpamja juaj filozofike do të vihet në qendër të vëmendjes. Shmangni mendimet e tepërta për…
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet…
Muajt e fundit kanë nisur që të rikthehen serish mbetjet inerte pranë Varrezave të Dëshmorëve…
This website uses cookies.