Me ftesë të Begajt, Presidenti kroat vizitë dyditore më 18 dhe 19 tetor në Shqipëri
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq do të zhvillojë një vizitë dyditore në vendin tonë, më 18 dhe 19 tetor, me ftesë të kreut të shtetit, Bajram Begaj.
Milanoviq do të shoqërohet nga Zonja e Parë e Kroacisë, Sanja Musiç Milanoviç dhe një delegacion zyrtar.
Presidenca njofton se takimi zyrtar bilateral do të mbahet të mërkurën e 18 tetorit, pas të cilit do të zhvillohet konferenca për gazetarët.
Të enjten e 19 tetorit Presidenti kroat Milanoviq së bashku me Presidentin Begaj, do të vizitojnë qytetin e Beratit.
Agjenda e plotë vizitës:
10:30-10:45 – Ceremonia e mirëseardhjes së Presidentit të Kroacisë, Sh.T.Z. Zoran Milanoviq i shoqëruar nga delegacioni zyrtar dhe Zonja e Parë e Kroacisë, Sanja Musiç Milanoviq.
10:50-11:10 -Takimi mes Presidentit të Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z. Bajram Begaj dhe Presidentit të Republikës së Kroacisë, Sh.T.Z. Zoran Milanoviç.
11:15-12:00 – Takimi dypalësh i delegacioneve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kroacisë, i kryesuar nga Presidentët Begaj-Milanoviq.
12:10- 12-40- Deklarata dhe konferenca për shtyp nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z. Bajram Begaj dhe Presidenti i Republikës së Kroacisë, Sh.T.Z. Zoran Milanoviq.