‘Më i shpejti’… Sterling krahason Brojën me Kyle Walker

Armando Broja, 22 vjeç, është një sulmues shumë i vlerësuar që ka kaluar në akademinë e Blues në Cobham. Sulmuesi kuqezi  është ende në dyshime në Stamford Bridge, kaloi gjysmën e parë të sezonit me grupin e Mauricio Pochettino, më pas u dërgua në huazim te Fulham në janar.

Po përpiqet të gjejë përsëri ritmine tij pas një dëmtimi afatgjatë që e pengoi shumë në karrierën e tij, por ende ka aq shumë cilësi të shkëlqyera si sulmues. Në veçanti, ai ka ritme për të frikësuar mbrojtjen kundërshtare.

Anësori i Chelsea, Sterling, i cili është vetë një lojtar i shpejtësisë, e vendos Broja përkrah Walker për sa i përket shpejtësisë.

Kur u pyet se cili është lojtari më i shpejtë me të cilin ka luajtur, përveç  Kyle Walker,  Sterling u përgjigj: “Leroy Sane ose Armando Broja. Unë mendoj se Armando është atje, në një nivel me Kyle si më i shpejti”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.