Me mal, det e dëborë në të njëjtin vend, në Majën e Qorres

409688239 912974986864830 7281735627906898985 n 696x872 1
Maja e Qorres, një prej majave më të larta në Parkun Kombëtar të Llogorasë rreth 2018 metra mbi nivelin e detit, të ofron pamje magjepsëse nga ku duken lumi i Vlorës me fshatrat dhe zonën përreth.
Një tjetër destinacion për të apasionuarit e natyrës dhe ngjitjes në mal. “Me mal, det e dëborë në të njëjtin vend, në Majën e Qorres, Llogora”.
Panoramat mbi Karaburun dhe rivierën në jug të vendit deri në Korfuz janë mahnitëse në dimër.
Parku Kombëtar i Llogorasë është një nga hapësirat natyrore më të vizituara nga turistë vendas e të huaj.
Sportet që praktikohen më shumë nga turistët kryesisht gjatë verës janë hedhjet me parashutë por edhe çiklizmi malor.