Me njërën këmbë të thyer, publikohen imazhet e anijes kozmike duke u ulur në Hënë
Janë publikuar imazhe të reja dramatike të anijes kozmike Odiseu duke u ulur në Hënë. Intuitive Machines, kompania amerikane që qëndron pas misionit, tha se tani do të jetë e mundur të rindërtohet ulja për të kuptuar se si Odiseu u rrëzua anash.
Fotot, së bashku me sasi të mëdha të dhënash, janë shkarkuar vetëm disa orë para se të bjerë nata në polin jugor hënor dhe bateritë e Odiseut pritet të humbin fuqinë.
Anija pritet të riaktivizohet brenda 2-3 javësh kur dielli të lindë përsëri. E panjohura e madhe është nëse bateritë dhe pajisjet elektronike mund t’i mbijetojnë temperaturave që bien nën -200C.
Imazhet e para, të marra ndërsa zbarkuesi u rrëzua, tregon se të paktën një nga këmbët e tij ishte copëtuar, me gurë dhe pluhur që u ngritën larg me shpejtësi të madhe nga forca e motorit të raketës.
Një foto e dytë tregon formën e errët eliptike të një krateri rreth 500 m larg. Shkencëtarët besojnë se krateri mund të jetë dy miliardë vjet i vjetër./ Sky News