Me not nga Italia në Shqipëri, Eva Buzo përfundon me sukses sfidën
Avokatja me origjinë shqiptare Eva Buzo, ka përfunduar me sukses sfidën e saj duke notuar për 35 orë e 17 minuta nga Italia në Shqipëri.
Buzo ka përshkuar me not 92 kilometra nga brigjet e Leces deri në Gadishullin e Karaburunit.
Kujtojmë se një vit më parë, Buzo e ndërpreu sfidën për të notuar nga brigjet italiane në ato shqiptare për shkak të disa komplikacioneve shëndetësore.
Avokatja u nis nga Otranto, Itali për të mbërritur me not në Vlorë, por pas rreth 27 orësh në det u detyrua të ndërpriste sfidën. Ajo u dërgua në spital, ku mori shërbimin e duhur mjekësor.