Kryeministri Edi Rama ka premtuar më shumë mbështetje për federatat dhe KOKSH-in, sidomos në ato disiplina ku ka potenciale për rritje të numrit të medaljeve në lojërat olimpike e kampionate të ndryshme.
Duke iu përgjigjur kërkesave të presidentit të KOKSH-it, Fidel Yllit për më shumë buxhet për sportin, Rama tha se mbështetja do të nis me më të vegjlit dhe potencialet që ata kanë, ndërsa shtoi se me gjithë dëshirën e qeverisë nuk e mbështet dot 100% “planin e Fidelit” pasi do i duhej buxheti i SHBA-së.
“Fideli e shpalli këtu ambicione që në lojërat e ardhshme olimpike ne të shkojmë për të kërkuar më shumë. Kjo është një dëshirë legjitime por kërkon një mbështetje më të mirë, nga ana tjetër edhe ajo që Fideli tha lidhur me federata të cilat janë drejtpërdrejtë mbartëse të potencialeve që ne mund të marrim më shumë medalje ka shumë rëndësi dhe unë siguroj që ne do të mbështesim me të gjitha mundësitë tona planin e Fidelit. Jo ta financojmë 100 % se duhet të kesh buxhetin e SHBA, por megjithatë besoj se edhe Fideli vetë nuk e mohon dot që qeveri si kjo për sportin nuk ka pasur sporti më parë. Të gjitha këto ne i kemi për ti vënë në dispozicion të federatave dhe sportistëve dhe ta nisim mbështetjen që nga më të vegjlit”, tha Rama.
Gjatë ceremonisë zyrtare në Kryeministri të medalistëve Olimpikë, presidenti i KOKSH, Fidel Ylli kërkoi që qeveria ta kthejë në prioritet rritjen e buxhetit për Federatat shqiptare dhe KOKSH-in.
Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…
Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…
Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…
Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…
Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…
This website uses cookies.