Më shumë mundësi për turistët, Mema: Faqja web në internet jep çdo të dhënë për vizitorët

Nëpërmjet faqes dedikuar turizmit, Bashkia Shkodër përditëson të dhëna të vazhdueshme, të cilat iu vijnë në ndihmë turistëve.
Mema tregon mënyrën se si mund të eksplorohet kjo faqe, ndërsa risi është aksesi që kanë edhe vetë bizneset apo edhe turistët për të ndarë eksperiencat e tyre .
Zgjerimi i mundësive për vizitorët pritet të japë impakt pozitiv, jo vetëm në rritjen e turistëve, por edhe lehtësinë e tyre për të vizituar destinacionet që u përshtaten.