Më shumë para për degët prioritare -100 kuota për studentët ekselentë

filologjiku27

filologjiku27

Aplikimet e studentëve ekselentë dhe atyre të degëve prioritare për t‘u mbështetur me bursë nga shteti janë mbyllur në 10- ditëshin e  dytë të muajit dhjetor.

Drejtori i Agjencisë së Financimit të Arsimit të Lartë, Artan Spahiu sqaron se me mbylljen e aplikimeve do të jenë universitetet ato që bëjë përzgjedhjen e studentëve, ndërkohë që Ministria e Arsimit këtë vit ka dyfishuar financimin nga Buxheti i Shtetit për mbështetjen financiare të kësaj kategorie studentësh.

Janë miratuar kuotat për universitetet, janë miratuar fondet, janë në dispozicion 310 kuota nga 157 që ishin vitin e kaluar. Tashmë është radha e universiteteve dhe senateve akademike përkatësisht që të bëjnë shpërndarjen e kuotave”, tha Spahiu.

Spahiu sqaron se për të marrë pagesën çdo muaj, studentët ekselent, por dhe ato të degëve prioritare duhet që të ruajnë rezultatet dhe të punojnë në administratë 3 vite gjatë një periudhe 6-vjeçare.

Studentët ekselent për të ruajtur apo për të vijuar financimin në vitet e pasardhëse akademike duhet të ruajnë mesataren 9.5-së. Ndërsa studentët që studiojnë në degët prioritare nuk ka nevojë të ruajnë notën mesatare në vitet në vijim”.

Numrin me të madh të bursave do t’i përfitojë Universiteti Bujqësor pasi ai ka numrin më të madh të studentëve të regjistruar në degët prioritare, duke u pasuar nga Universiteti i Tiranës, ai i Durrësit dhe i Korçës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.