“Më shumë përkrahje për nismat letrare”/ Drejtuesi i Shoqatës së Shkrimtarëve Zija Vukaj apelon për më shumë mbështetje
Tradita e pasur e Shkodrës në letërsi i ka dhënë asaj dhe vendit personalitete të shquara ndër vite ndërsa emrat e tyre kanë mbetur përjetësisht të ngulitur në veprat që ata kanë shkruar. Potenciali i qytetit në këtë fushë vijon edhe sot e kësaj dite me emra që po e pasurojnë letërsinë në mënyrë të vazhdueshme.Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës në bashkëpunim me Bibliotekën “Marin Barleti” kanë organizuar herë pas here veprimtari me fokus librin si: Festivali letrar, takime promovuese etj.Zija Vukaj apelon për më shumë vëmendje dhe përkrahje financiare ndaj librit, letërsisë dhe nismave të tilla që stimulojnë talentet e reja pasi siç shprehet ai është e pajustifikueshme që Shkodra të mos ketë një panair libri apo konkurs mbarëkombëtar të letërsisë ku paraqiten zhvillimet e reja të saj.Raporti që ky qytet ka patur me librin ka qenë e hershme ndaj kjo traditë e krijuar duhet të vazhdojë të jetë e fortë edhe në të ardhmen.