Më shumë turistë në Shkodër, Mullini: 80-90 vizitorë kërkojnë çdo ditë informacion tek zyra jonë
80-90 turistë të huaj çdo ditë kërkojnë informacione pranë zyrës së informimit që Bashkia Shkodër ka në qender të qytetit. Sipas specialistëve të zyrës turistike, ky numër është më i lartë se vitin e shkuar duke e kthyer kështu Shkodrën në një destinacion të preferuar.
Mullini tregon se Alpet vijojnë të jenë edhe këtë vit më të kërkuarat.
Bashkia Shkodër ofron zyrë informimi krahas qytetit të Shkodrës edhe në Theth, ndërkohë që Administrata e Zonave të Mbrojtura ka një të tillë në zonën turistike të Velipojës.