“Më të mirët e vitit 2024” – “Shkodra Sport” organizon eventin sportiv, mbështetet nga Bashkia Shkodër

Për të tretin vit radhazi “Shkodra Sport” ka organizuar eventin sportiv “Më të mirët e vitit 2024”.

Këtë vit, aktiviteti u mbështet nga Bashkia Shkodër, duke i dhënë rëndësinë që duhet këtij eventi, i cili vlerëson të rinjtë, por edhe veteranë të sportit shkodran e shqiptar.

Mbrëmja në kinema “Republika” nisi me vlerësimin me “MIRENJOHJE” tre veteranë të sportit shkodran dhe pikërisht ish- futbollisti Isa Sukaj, ish- kampionia e atletikës Angjelina Gurakuqi dhe trajneri i basketbollit Roland Koka.

Në vijim, në fokus ishte vlerësimi për talentet e vitit në sport, ku u nderuan Antonino Mullisi, Renato Gurra, Erdi Duka dhe Sidrit Kopliku, Aris Ara, Viki Tafrruku, Menida Meta, Klevis Koçeku, Mario Lugaj dhe Bujar Tafa.

Pika kulmore e eventit ishte shpallja e “Më të mirëve të vitit 2024”, ku u përzgjodhën: Bruno Rrotani, Nora Deda, Senad Drini, Mateo Balaj, Kasandra Kovaçi, Bernada Rreshpja, Esmeralda Franja, Bekim Balaj, Franko Burraj dhe Nelson Hysa.

Përmbyllet kështu një edicion I suksesshëm I këtij eventi, që ashtu siç thotë organizatori Gjegj Kola, duhet të vijojë

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.