Me Vllazninë luhet në fushë dhe tastierë!/ Ish futbollisti kuqeblu, Fatmir Lugji, aludon për trukim të rezultateve
Me Vllazninë, luhet në dy fronte, në fushën e futbollit, por edhe në tastierë! Kjo është një deklaratë e guximshme e përcjellë në minutat e emisionit Studio Sport transmetuar mbrëmjen e së mërkurës në ekranin e RTSH Shkodra nga ish-futbollisti kuqeblu, Fatmir Lugji, i cili ishte i ftuar në panel së bashku me trajnerin e portjerëve të kombëtares së futbollit femra, Elis Legata dhe trajnerin e volejbollit Ermal Kraja.
Për situatën në kampin kuqeblu, dhanë mendimet e tyre edhe trajneri i kombëtares së futbollit femra, Elis Legata dhe trajneri i volejbollit Ermal Kraja.
Akuza e drejtpërdrejt e Fatmir Lugjit për trukim të rezultateve të Vllaznisë, duhet të analizohet me sy kritik nga drejtuesit e klubit, pasi një deklaratë e tillë publike duhet parë me seriozitet.