Medalisti i artë i Irlandës, aktor në serialin “Game of Thrones”
I lindur në Lids, por garon për Irlandën, të cilës i dhuroi edhe medaljen e parë të artë në pishinë kur fitoi vendin e parë në garën e 800 metrave stil i lirë.
Bëhet fjalë Daniel Wiffen, i cili ditën e djeshme mori edhe një medalje të brozntë në garën e 1500 metrave stil i lirë. Por “CV” e tij është e pasur jo vetëm me medalje pasi ai ka qenë mes aktorëve, të cilët kanë luajtur në serialin e njohur “Game of Thrones”.
23-vjeçari së bashku me binjakun e tij, Natan, kanë qenë protagonist të skenës ikonike “Red Wedding”. “Prindërit e mi nuk më lejonin që ta shikoja atë serial, por motra jonë aktronte pasi ishte njëra nga motrat Frey. Ajo na organizoi një takim me drejtuesit e serialit, të cilët na besuan skenat ku kemi performuar”, tregon notari i njohur.