Medalja e Parë Olimpike, Rama: Një lajm që flet shumë për punën e KOKSH
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka komentuar përmes një postimi në rrjetet sociale medaljen historike të Shqipërisë në Olimpiadë, që u sigurua mbrëmjen e sotme nga mundësi Valiev. Rama vlerëson punën e mirë të bërë nga KOKSH nën drejtimin e Fidel Yllit.
“Medalja e Parë Olimpike në historinë tonë është një lajm që flet shumë për punën e Komitetit të Rilindur Olimpik Shqiptar nën drejtimin e Fidel Yllit; për të vërtetën që Shqipërisë jo nuk i ikin më talentet sportive të lindura këtu, po talente të lindura gjetkë e zgjedhin si atdheun e dytë për t’u stërvitur në kushte optimale e për t’u ngjitur në majat e botës me flamurin kuqezi; si edhe për fillimin e një historie të re, që në vite do të sjellë fryte të tjera të gëzueshme falë lëvizjes masive sportive për fëmijët dhe investimeve masive në palestra e në infrastrukturë sportive që do të vazhdojnë”, shkruan kryeministri.