“Medaljet e arta” në RTSH
Shqipëria do të fitojë medaljen e parë në një olimpiadë. Për këtë është i bidnur njeriu që i dhuroi sportit tonë kënaqësinë e të parës të artë në një botëror mujdjeje. Zelimkhan Abakarov përfaqëson prej vitesh flamurin shqiptar dhe në olimpiadën e verës së ardhshme në Paris, ai do të shkojë me një objektiv të qartë. “Shqipen e kuptoj më shumë se sa e flas por jam përmirësuar shumë. Kam lindur dhe jetuar në Dagestan ky sport është traditë dhe shumë i preferuar. Nuk besoj se atje ka meshkuj që nuk janë marrë me mundje. Në Beograd për për botërorin isha shumë i përgatitur por nuk arrita të fitoja të artën. Është shumë më e vështirë ta mbash se sa ta fitosh medaljen”, tha mundwsi.
Bashkë me presidentin e FSHM, Sahit Prizreni i cili është edhe njeriu që e natyralizoi shqiptar 30-vjeçarin nga Dagestani, mundësi i peshave deri në 57 kg, theksoi se sportivisht pjesa më e bukur e karrierës nuk ka ardhur ende.
Në intervistën ekskluzive për “Zona 30”, Abakharov u ndal edhe tek jeta re në Shqipëri por bëri edhe premtimin që himni shqiptar do të këndohet për herë të parë në Paris. “Fillimisht kam ardhur në Shqipëri shumë vite më parë për të pushuar dhe më pëlqeu vendi e njerëzit prandaj vendosa të qëndroj. Do të mundohem të bëj ccdo gjë që është e mundur për ta fituar një medalje në Olimpiadën ‘Paris 2024’ edhe pse e konsideroj veten pretendent për medaljen e artë. Sigurisht që nëse fitoj do të këndoj edhe himnin shqiptar”, tha Zelimkhan Abakarov.